Spiropali me bashkëshortin shoqërojnë vajzën në ditën e parë të shkollës

Tiranë | Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka postuar një portret familjar në ditën e parë të shkollës.

Ajo shfaqet bashkë me të shoqin teksa shoqërojnë të bijën në bankat e shkollës.

“Dija është rrugë e vështirë, por e vetmja që të nxjerr në dritë. Suksese mam. Qofsh e lumtur bashkë me shoqet dhe shokët”, – shkruan ministrja Spiropali.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu