199 të shëruar dhe 71 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Prishtinë | Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka raportuar ditën e sotme një viktimë dhe 71 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit në vend.

Që nga shfaqja e rasteve të para e deri më tani, numri total i të infektuarve të regjistruar në Kosovë ka shkuar në 14,763, ndërsa i të vdekurve në 601.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit 199 qytetarë e kanë mposhtur këtë sëmundje, ndërsa aktualisht 2,378 persona vijojnë të jenë aktivë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu