Atentati me tritol në Tiranë, Jaupi jep detaje: Shënjestër Preng Gjini, i plagosur edhe një kalimtar italian

Tiranë | Një atentat me tritol në makinë ka ndodhr pasditen e sotme, vonë, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, teksa automjeti po lëvizte pranë urës së Selitës, në zonën e ish-NSHRAK-ut. Lidhur me këtë ngjarje ka dalë në një deklaratë për mediat vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili ndodhej në vendin atentatit.

Sipas numrit një të policisë së kryeqytetit, i plagosur ka mbetur shtetasi Preng Gjini, i dyshuar si i përfshirë edhe në vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen.

Ndërkohë shpërthimit nuk i ka shpëtuar as një shtetas italian, kalimtar i rastit.

“Ka ndodhur një shpërthim. Dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimoir me specialistë dhe nën drejtimin e policisë kriminale së bashku me një qark tjetër që ne po kryejmë veprimet. Për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese, mjetin dhe pistat. Nuk dua ta bëj me dije në këto momente pasi po kryejmë të gjitha kontrollet por ka pista për një hakmarrje. I dëmtuari është futur në sallën e operimit, kemi edhe një kalimtar italian”, tha ndër të tjera Jaupi.

Shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme në Tiranë shkaktoi panik te banorët e zonës, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga Spitali Ushtarak, Gjini ka humbur gjymtyrët si pasojë e shpërthimit.

/Bulqiza.info/

Atentat me tritol ndaj një makine në Tiranë, drejtuesi i mjetit në gjendje kritike për jetën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu