Bulqizë/ Alla inspekton punimet për ndërtimin e urës së Zall Sopotit (VIDEO)

Bulqizë | Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka inspektuar sot nga afër punimet për ndërtimin e urës së Zall Sopotit (Tre Çezmat) në Njësinë Administrative Zerqan.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bashkia Bulqizë shkruan se falë ritmit të punës, ndërtimi i kësaj ure po shkon drejt përfundimit, duke shtuar se punimet për ndërtimin e saj janë kryer në përputhje me standardet më bashkëkohore.

Ura e Zall Sopotit lidh Njësinë Administrative Zerqan me Rrugën e Arbrit. Bëhet fjalë për një projekt të lënë përgjysmë për vite me radhë dhe që tani po bëhet realitet. Ndërtimi i saj po kryhet me fondet e Bashkisë Bulqizë.

Kryetari Alla vlerësoi se përmirësimi i infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e Bashkisë Bulqizë do të vijojë të jetë ndër prioritet e punës së tij gjatë këtij mandati.

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu