Forbes: Lionel Messi në klubin e miliarderëve

PARIS– Lionel Messi hyri në klubin e sportistëve që kanë arritur të grumbullojnë më shumë se një miliardë dollarë (840 milionë euro) nga të ardhurat gjatë karrierës së tyre, sipas revistës amerikane “Forbes”.

Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë, i cili dëshironte të largohej në muajin gusht nga Barcelona, klubi i tij i përhershëm, është sportisti i katërt që arrin këtë shifër astronomike prej një miliardë dollarë të ardhura, pas lojtarit të golfit Tiger Woods dhe ish-boksierit, Floyd Mayweather, dhe rivalit të tij të madh në fushën e lojës, Cristiano Ronaldo.

Në këtë klub miliarderësh bën pjesë gjithashtu legjenda e basketbollit Michael Jordan, i cili u bë pjesë e këtij klubi vetëm në fund të karrierës së tij, në sajë të një megakontrate me kompaninë e veshjeve Nike dhe me riblerjen e ekipit NBA nga Charlotte Hornets./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu