Grenell e konfirmon: Donald Trump shumë shpejt do të vizitojë Kosovën

Çikago | I dërguari i posaçëm i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejtë Kosovën dhe rajonin.

Megjithatë Grenell shton se ende nuk është vendosur ndonjë datë. ”Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë, Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, – ka thënë Grenell.

Teksa ka folur për një radio në Çikago, Richard Grenell, thotë se ShBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës e Beogradit zyrtar, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vetë ato.

Trump e sheh këtë konflikt 20-vjeçar si diçka që është keqmenaxhuar. Ne menduam se çfarë mund të bënim ndryshe, deri më tani të gjithë janë përqendruar në politikë dhe ne jemi të përqendruar në ekonomi. Ne duam që kapitalizmi të vijë në rajon, për të krijuar vende të reja pune që ata që janë përqendruar deri më tani në aspektin politik të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës nuk kanë arritur të bëjnë”, tha Grenell.

Grenell theksoi se problemet duhet të zgjidhen nga ata që jetojnë në një territor të caktuar.

Qasja jonë ndaj politikës së jashtme është e ndryshme. Ne nuk duam të ndërhyjmë në zgjidhjen e problemeve. Problemet duhet të zgjidhen nga ata që jetojnë në një territor, njerëzit që janë atje. Roli ynë është të ofrojmë, të sigurojmë para për zbatimin e projekteve për të cilat ne besojmë se mund të jenë të suksesshme, për të dërguar flukset e atyre parave dhe për t’u siguruar që ato të shpenzohen me qëllim”, – ka theksuar ai.

Këtë deklaratë Grenell e ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në ShBA, nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.

Më 4 shtator,  dy vendet nënshkruan marrëveshje ekonomike mes vete, por këtu u përfshi edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës me Izraelin.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu