Meta: Këshilli Politik të realizojë sa më parë me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Tiranë | Presidenti Ilir Meta tha sot se Këshilli Politik duhet të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus duke respektuar Marrëveshjen e 5 qershorit.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit”, tha ai.

Po ashtu, Meta shton se “kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar”.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, tha ai.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu