Nga Erdogan te Mitsotaqis, Rama mbërrin sot në Athinë, cila do të jetë tema e diskutimit?

Athinë – Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Athinë, ku është pritur nga homologu vendas, Kyriakos Mitsotaqis, me të cilin ka pasur dhe një darkë pune.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë, Edi Rama falënderon kryeministrin grek për mikpritjen dhe vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Rama.

Në këtë vizitë që do të zgjasë edhe ditën e nesërme.

Burimet raportojnë se pritet të diskutohet dhe për çështjen e detit, një diskutim ky që ka shkaktuar një debat të ashpër në të dy anët e kufirit.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama u takua me presidentin turk Erdogan dhe pas vizitës në Greqi ai pritet të udhëtojë drejt Berlinit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu