“Serbisë nuk i zihet besë”, ministrja e Jashtme e Kosovës i drejtohet Trump: Vuçiçi po shkel marrëveshjen

Prishtinë | Kryediplomatja e Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla në një postim në ‘Twitter’ është shprehur se Serbia po e shkel marrëveshjen e Uashingtonit dhe se Serbisë nuk i zihet besë.

Në postimin e saj, Haradinaj ka përmendur profilin zyrtar të presidentit amerikan Donald Trump dhe ka shkruar: Kosova po i përcjell me shqetësim veprimet destruktive të Vuciçit, që e po shkel pikën e 15 të marrëveshjes së Uashingtonit, të vëzhguar nga Presidenti i SHBA-së”.

Pika e 15 e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashinton, nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump, i dakordësoi palët që të hiqnin dorë nga fushatat e tyre; Serbia të hiqte dorë nga fushata për çnjohjen e Kosovës dhe Kosova të hiqte dorë nga fushata për njohjen e saj në organizatat ndërkombëtare.

Mirëpo ministrja e Jashtme shprehet se Vuciçi e ka shkelur pikën e marrëveshjes, pasi së fundmi ai ka falënderuar diplomatin palestinez në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sot ai falendëroi ambasadorin palestinez, Nabhan, për qëndrimin parimor në mosnjohjen e Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia mbetet partner që s’i zihet besë”, – vijon më tej postimin e saj ministrja Haradinaj.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu