Shkencëtarët dyshojnë se kanë zbuluar jetë në planetin Afërditë

Shkencëtarët zbuluan një gaz në atmosferën e Afërditës (Venusit), që në Tokë mund t’iu atribuohet organizmave të gjallë.

Në një artikull të botuar në revistën Nature Astronomy, më 14 shtator, shkencëtarët thanë se prania e gazit fosfinë në retë e Afërditës tregon se në këtë planet mund të banojnë mikrobe.

Planetary Scientists Peer Into the Depths of Venus' Atmosphere | Space

Studiuesit nuk i zbuluan format aktuale të jetës, por thanë se në Tokë fosfina prodhohet nga baktere që rriten në mjedise me mungesë oksigjeni.

“Unë isha shumë e befasuar – e shtangur, në fakt”, tha astronomja Jane Greaves, nga Universiteti Cardiff në Uells, autore kryesore e kërkimit.

Jim Bridenstine, administrator i Agjencisë amerikane të Hapësirës – NASA, tha se mund të ketë ardhur koha që t’i jepet përparësi Afërditës për misionet planetare kërkimore.

Afërdita, deri më tani, nuk ka qenë fokusi i kërkimeve të jetës gjetkë në sistemin diellor.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve është përqendruar në Mars, ku dihet se dikur kanë ekzistuar të gjithë përbërësit e nevojshëm për të mbështetur organizmat me bazë karboni.

Afërdita është planeti më i afërt fqinj i Tokës dhe është e ngjashme në strukturë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu