Akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike, në pranga 2 shtetas në Skrapar

Skrapar – Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Policia e Shtetit ka bërë me dije se vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia bën me dije se është finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Rehova”, ku si pasojë janë sekuestruar 16 kg lëndë narkotike e tharë dhe e përpunuar si dhe 60 bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu janë vënë në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Postimi i plotë i policisë së shtetit:

“Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i kultivimit, prodhimit dhe shitjes të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Rehova”.

Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike e tharë dhe e përpunuar si dhe 60 bimë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të një hetimi dy mujor të ndjekur me metoda speciale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Rehova”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V.H, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.

Gjithashtu këta shtetas ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu