Banorët mbyllen në shtëpi, shpërthim dhe zjarr masiv në portin italian

Një shpërthim dhe një zjarr i dimensioneve të mëdha ka përfshirë gjatë natës në portin e Ankonës në Itali. Zjarri filloi në një kapanon rreth mesnatës, për shkaqe ende të panjohura, dhe u përhap në një territor më të gjerë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, duke parë edhe orën e vonë, por banorët afër portit përjetuan momente paniku, ku disa kujtuan edhe pamjet tmerruese të shpërthimit në portin e Beirutit.

Autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe universiteteve, si dhe të parqeve, për shkak të tymit që me orë të tëra ka mbuluar qiellin sipër qytetit bregdetar.A2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu