Hoti: S’e kam problem Uashingtonin, as Brukselin, çështja e territorit s’u shtrua në asnjë tavolinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një tryeze të organizuar nga KDI, ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

Hoti tha se në asnjë takim që ka marrë pjesë për dialogun nuk është përmendur shkëmbimi i territorit të Kosovës më askënd.

Kryeministri tha se integriteti territorial i Kosovës është i panegocueshëm, shkruan IndeksOnline.

Kreu i Ekzekutivit tha se do të ulet në tavolinë për dialogun me Serbinë edhe në Bruksel edhe në Uashintong, por vetëm në këto dy vende.

“ Kjo është një marrëveshje kur të arrihet për qytetarët e Kosovës, e kjo marrëveshje nuk duhet të ketë të panjohura.

Për neve udhërrëfyes për dialogun është Kushtetuta e Kosovës. Nuk do të shihni dokumente apo platforma por do të keni zgjidhje sistematike jo kreative në mes të dyja vendeve.

Integriteti territorial i Kosovës është i panegocueshëm dhe kjo nuk është shtruar asnjëherë para meje në çdo tavolinë që kam marrë pjesë. Po ashtu, nuk ka asociacion me konpetenca kompetive në Kosovë.

Marrëveshja sipas parimit të tretë do të jenë në harmonizim me Kushtetutën e Kosovës. Mbi këto parime i kemi definu  objektivat e procesit se çfarë duhet të arrijmë.

Procesi deri tani është definuar në kohë dhe marrëveshja duhet të përfundon me normalizim të dy shteteve, që nënkupton me njohjen reciproke të dyja vendeve.

Mbi bazën e dy zotimeve të dy liderëve të BE-së nuk kam asnjë hezitim të ulem në tavolinë për dialog kudo që ndodh, në Bruksel ose në Uashintong, por vetëm në Bruksel dhe Uashintong”, tha ai./IndeksOnline/

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu