KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë pasi nuk justifikoi ligjshmërinë e pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë.

Prokurori pranë Prokurorisë Tiranë, Alket Mersini u përball me trupin gjykues për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional me 14 shtator.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Pamela Qirko pasi shqyrtoi provat dhe faktet dhe pretendimet e palës, vendosi shkarkimin nga detyra të Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë, pasi nuk justifikoi pasurinë.

Alket Mersini e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Durrësit dhe atë të Tiranës./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu