Koment: Një bashki e vogël në Venezuelë, edhe pse e largët, mund të na shtyjë të mendojmë ndryshe

Koment nga ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj:

Demokracitë në të gjithë globin janë prekur nga të paktën shtatë plagë. Parti të gërryera pa vizion. Qytetarë që nuk besojnë më tek njëri-tjetrin. Mendimi ndryshe përjashtohet. Votuesit humbasin interesin. Politikanët rezultojnë pa dallim të korruptuar. Të pasurit lehtësohen nga pagimi i taksave. Bindja se demokracia jonë moderne prodhon pabarazi.

Torres, një komunë në Venezuelën perëndimore, me një popullsi më pak se dyqind mijë banonë dhe një elitë të vogël që kishte drejtuar për vite me radhë deri në vitin 2004. Ishte një mjedis pa gjasa për revolucion.

Megjithatë në Torres mund të gjenden përgjigje për disa nga pyetjet më urgjente të kohës tonë: Si mund të rivendosim besimin në politikë? Si mund ta frenojmë valën e cinizmit në shoqëri? Si mund ta shpëtojmë demokracinë tonë? Historia filloi më 31 tetor 2004 . Dita e zgjedhjeve. Dy kandidatë kundërshtarë garuan për kryetarin e komunës së Venezuelës: Javier Oropeza, një pronar i pasur i tokave i mbështetur nga mediat ,dhe Walter Cattivelli, i cili mbështetj nga partia në pushtet e presidentit Hugo Chavez.

Asnjë nuk ishte zgjidhje. Oropeza ose Cattivelli – në të dyja rastet, politikanët e korruptuar do të vazhdonin të drejtonin shfaqjen. Asgjë nuk linte të kuptohej se ndryshimi ishte i mundur . Në fakt, ishte një kandidat tjetër, megjithëse nuk përmendej shumë Julio Chávez (pa asnjë lidhje me Hugo Chaves ) përkrahësit e të cilit ishin nga një pjesë e vogël studentësh, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të sindikatës.

Platforma e tij, e cila mund të përmblidhej në një fjali të vetme, ishte naive për të qeshur. Nëse ai zgjidhej kryetar, Julio do t’ia dorëzonte pushtetin qytetarëve të Torres. Kundërshtarët e tij nuk u shqetësuan ta merrnin seriozisht. Askush nuk mendoi se ai kishte ndonjë shans. Atë të dielë Tetori me vetëm 35.6 përqind të votave në këtë garë me tre kandidate, Julio Chávez u zgjodh kryetar i Bashkisë së Torres. Eshtë koha, njoftoi kryetari i ri, “për një demokraci të vërtetë. Koha për takime jashtë zyrave me kafe të vakët, ndriçim fluoreshenc dhe burokracie të pafund. Koha për t’u qeverisur jo nga nëpunësit publik dhe politikanët e karrierës, por nga qytetarët e Torres. E mbajti fjalën. Rreth pesëmbëdhjetë mijë njerëz japin kontribut në hartimin e politikave të bashkisë dhe buxhetin e saj dhe takimet mbahen çdo vit në 560 njësi në të gjithë bashkinë. Të gjithë janë të mirëpritur të paraqesin propozime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Së bashku, njerëzit e Torres vendosin se si të ndajnë milionat e mbledhura nga taksat.

Ajo që ndodhi në Torres ishte një nismë e mbështetur mbi një pamje thelbësisht të ndryshme të natyrës njerëzore, e cila nuk i sheh njerëzit si të vetëkënaqur , nuk i konsideron ato thjesht votues të zemëruar, që presin të drejtohen , por përkundrazi supozon që një qytetar konstruktiv dhe me ndërgjegje që ndodhet brenda secilit prej nesh. Demokracia e ofruar në bashkinë e vogël në Venezuelë ishte një kalim nga cinizmi tek pjesmarrja , nga polarizimi tek besimi, nga përjashtimi tek përfshirja, nga korupsioni tek transparenca , nga interesi personal tek solidariteti, nga përqëndrimi i pushtetit tek ndarja e tij.

Në të vërtetë është cilësuar një nga lëvizjet më të mëdha të shekullit njëzet e një – por ne nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për të. Pasi nuk përben lajm Rrallë herë angazhimi qytetar në politikën e përditshme përbëjnë lajm. Pasi një qytetarë i thjeshtë nuk kanë magjinë tërheqse të yjeve të politikës , të cilët shpenzojnë para ,fushata, blejnë opinionistë për të zënë çdo ditë televizionet tona duke na ofruar debatin e zhurmëshëm dhe negativ, duke na krijuar çdo ditë e më shumë perceptimin se jemi pa shpresë dhe duhet gjithmonë të zgjedhim të keqen më të vogël. Mbase ka ardhur koha që Torres edhe pse e vogël dhe e largët të na shtyjë të mendojmë ndryshe!

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu