Kantieri i rindërtimit të DRSHTRR-së në Fier/ Rama: Shërbime me standarde për 77 642 drejtues mjetesh

TIRANË- Drejtoria rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier do të ofrojë shërbime me standarde për  77 642 drejtues mjetesh, me qëllim përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga godina e DPSHTRR-së si ishte dhe si do të transformohet.

“Shërbime me standarde edhe për 77,642 drejtues mjetesh në Fier. Në zinxhirin e kantiereve të rindërtimit dhe standardizimit me parametra cilësorë të shërbimeve të DPSHTRR po merr formë edhe qendra e shërbimeve të Fierit, drejtoria e tretë rajonale Transportit Rrugor për nga volumi i nevojave të drejtuesve të mjeteve në rang vendi”, – theksoi Rama.

Godina aktuale e DRSHTRR Fier gjendej në kushte të pamjaftueshme për të ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme.

Investimi i ri në këtë godinë përfshin sallë të re lejedrejtimi me 10 poste shërbimi, klasë e re e marrjes në provim me 25 poste për kandidatët dhe zyra shërbimi.

Shtesa anësore në krahun perëndimor të godinës ekzistuese me sipërfaqe totale rreth 250 m2 dhe e organizuar në dy kate, riorganizim i ambienteve ekzistuese duke ofruar  komoditet dhe cilësi , rrjet i ri elektrik, sistem aspirimi, ngrohje ftohje, ambiente sanitare të reja, rikonceptim i jashtëm, brandim i godinës, .

Po ashtu godina e re do të ketë rikonceptim të sheshit funksional të pronës së DPSHTRR Fier, disiplinimi i ujërave sipërfaqësore, riorganizim i parkimti të automjeteve që marrin shërbim, riorganizim i qarkullimit të mjeteve, këmbësorëve me sinjalistikë horizontale dhe vertikale dhe ndriçim i sheshit, si dhe vendpushime me sipërfaqe të gjelbra dhe bimësi./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu