Nisja e vitit të ri akademik, ministrja Kushi takon rektorët e universiteteve

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.

Takimi u zhvillua pranë ambienteve të ministrisë, ku ministrja Kushi u shpreh se takimi ishte i frytshëm.

Kushi nënvizoi se kanë diskutuar mbi fillimin e vitit të ri akademik dhe masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit në kushtet e pandemisë së COVID-19.

Në lidhje me “Paktin për Universitetin”, Ministrja Kushi cilëson se ky pakt është në vëmendje të veçantë të qeverisë shqiptare dhe kërkon gjithashtu nga secili universitet që të bëjë maksimumin e vet për të çuar më përpara detyrimet që rrjedhin në kuadër të tij.

Deklarata e ministres së Arsimit Elvis Kushi:

“Gjatë bashkëbisedimit me ta dhe duke i uruar gjithsecilit për detyrën e marrë, theksova njëkohësisht nevojën e një bashkëpunimi të thelluar institucional në funksion të adresimit të çdo problematike që rrit cilësinë e shërbimeve ndaj studentëve tanë. Për këtë, iu shpreha qartë se dera ime do të jetë gjithmonë e hapur dhe unë do të jem përherë e predispozuar për t’i dëgjuar dhe adresuar me sukses sfidat tona të përbashkëta”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu