Rëndohet bilanci nga koronavirusi, Greqia drejt një mbyllje të dytë

Gjatë 24 orëve të fundit Greqia ka regjistruar 268 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Kjo shënon një rritje krahasuar me një ditë më parë, por përsëri shumica e rasteve vijnë nga kryeqyteti, Athina.

Plot 197 raste ishin vetëm në rajonin e Atikës, teksa Janina si qytet i dytë me më shumë të infektuar kishte 12.

Selaniku shënoi rekord pozitiv me 4 raste të reja.

Ndërkohë pavarësisht masave lokale të marra për Athinën, nuk po jepen rezultatet e pritshme, por qeveria s’ka përjashtuar mundësinë e një ”Lock-Down” të dytë vetëm për kryeqytetin.

Ndërkohë sot pati gjithashtu dhe 4 viktima në Greqi nga COVID-19.

Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron 17,707 persona të infektuar dhe 383 viktima.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu