Dënohet me burg ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski

Shkup | Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski janë shpallur fajtorë nga gjykata për rastin e njohur si “Shuplakat”, ku ish-kryeministri urdhëron që të goditet me shuplaka kryetari i Komunës Qendër, Adrej Zhernovski. Gruevski është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ndërsa ish-ministri Janakieski është dënuar me 1 vit burg me kusht.

Për të njëjtën vepër penale është dënuar me 9 muaj burg me kusht se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin të njëjtën shkelje edhe Aleksandër Trajkovski, Darko Stojçevski, Daniell Trifunovski.

Me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.

Një ditë më parë u dënua edhe ish-ministrja e Brendshme në Maqedoninë e Veriut u dënua me katër vite burg për një rast korrupsioni gjatë qeverisjes së Gruevskit.

Jankullovska u dënua për çështjen “Tanku”, e cila lidhet me blerjen e një Mercedesi luksoz në përdorim të vetë Gruevskit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu