Zyrtare/ Maqedonia e Veriut – Kosova, ndeshja do të zhvillohet pa tifozë

Ndeshja në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet pa tifozë.

Lajmin për këtë takim të vlefshëm për fazën e play-offit të Ligës së Kombeve e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Federat maqedone shkruan se të gjithë mjetet e grumbulluar më herët nga shitja e biletave për ndeshjen me Kosovën, do t’i kthehen secilit tifozë.

“Bordi i Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme vendosi që mjetet nga shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Kosovë të kthehen”.

Kujtojmë se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet me 8 tetor në stadiumin “Tose Proeski”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu