
Bulqizë | Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka dhënë një lajm të mirë për banorët e Krastës.
Gjatë një vizite në zonë, Alla ka inspektuar nga afër projektimin e ujësjellësit “Ndërtim Linjë e Re Batër Jugore – Depo dhe rikonstruksion i rrjetit të qytetit Krastë”, projektim ky i cili po shkon drejt përfundimit.
Postimi i kryebashkiakut Alla:
Së shpejti me një projekt të rëndësishëm për banorët e Krastës.📌
Ishim sot në Batrën Jugore për të parë nga afër projektimin e ujësjellësit “Ndërtim Linjë e Re Batër Jugore – Depo dhe rikonstruksion i rrjetit të qytetit Krastë”, NjA #Martanesh.🤗
👉Vëmendja jonë do të jetë në çdo zonë të Bulqizës, pa dallimin më të vogël, në të gjitha njësitë administrative.🙏