
Tiranë | Partia Demkratike ka paditur sot në gjykatë Kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj. Demokratët kërkojnë nga trupi gjykues dënimin e kryebashkiakut për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Në padinë penale argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS-së për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë shpifje.
Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se padia konsideron si shpifje të Erion Veliajt akuzat se;
- Kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.
- Se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit.
- Se ka ndërtuar pa leje.
“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”, – thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Veliajt.