U përfol se Ramushi e rrahu dhe e bëri për spital, Anita Haradinaj sqaron thashethemet

Prishtinë | Spikerja e lajmeve, Anita Muçaj (Haradinaj), njëherazi edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me thashethemet rreth tyre.

Së fundmi u përfol se Anita është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti Haradinaj, dhe se nga plagët e marra ajo kishte përfunduar në urgjencën e QKUK, mirëpo një gjë e tillë është kundërshtuar nga vetë ajo.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka mohuar gjithçka dhe sqaron se kanë 17 vite që janë të lumtur së bashku.

Sakaq, Anita shpreh keqardhje si gazetare për nivelin e mediave që raportojnë lajme të pakonfirmuara.

Foto e rrallë, ja si dukej Ramush Haradinaj dhe Anita në ditën e dasmës - Gazeta Shqiptare Online

Postimi i plotë:

Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje per nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme per dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbremshja ishte e pamundshme te injorohet sepse une jam nene, moter, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetesuar dike diku! Prandaj eshte e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulta! Une jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin!

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu