“Nuk ka bir ku*** të tallet me djersën tonë”, Dautaj rikthehet në grevë urie pas mjekimit në spital

Ballsh | Ashtu si edhe premtoi gjatë ditës së sotme kur foli nga ambientet e spitalit të Mallakastrës, kreu i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj është rikthyer në ambientet e grevës.

Mësohet se Dautaj është shprehur se ky nuk është një problem vetëm i atyre që janë futur në grevë, por i të gjithë zonës dhe se deri në dhënien e një zgjidhje ata do të vijojnë grevën e urisë deri në fund.

“Zvarrë e i vdekur do dal që aty, kaq kemi. Ky nuk është problemi ynë por i gjithë zonës. Nuk ka bir ku*** të tallet me ne. Nuk vdes njeri për bukë por kjo është tallje ndaj nesh. Kjo është luftë për dinjitetin tonë”, – u shpreh Dautaj.

Ndërsa futej në ambientet e grevës Dautaj është shoqëruar me duartrokitje nga mbështetësit dhe familjarët e naftëtarëve.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu