VIDEO/ Kombëtarja Shqiptare mbërrin në Kazakistan për ndeshjen e së djelës

Almati | Federata Shqiptare e Futbollit njofton se Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur shëndoshë e mirë në Almati të Kazakistanit, pas një udhëtimi të gjatë nga Tirana në qytetin e largët lindor.

Sipas njoftimit, asnjë prej lojtarëve nuk ka probleme dhe grupi është në gjendje të mirë.

Menjëherë kuqezintjë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në tokën kazakistanase, ndërsa të shtunën do të vijojnë normalisht seancën stërvitore, para sfidës së së dielës, e cila do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Njoftimi i FShF:

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Almati, nisin përgatitjet për ndeshjen

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur rreth orës 20:30 (sipas orës lokale të Kazakistanit) në Almati pas një udhëtimi të gjatë. Me të mbërritur në tokën kazake, skuadra kuqezi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore.

I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka asnjë problem për momentin. Kombëtarja do të vazhdojë normalisht përgatitjet të shtunën sipas programit paraprak me seancën zyrtare të stërvitjes një ditë para ndeshjes.

Kombëtarja shqiptare të përballet me Kazakistanin më 11 tetor, ndërsa tre dite më pas do të luajë në Lituani (14 tetor). Të dyja sfidat që luhen në transfertë janë të vlefshme për Nations League.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu