Zgjedhjet presidenciale në ShBA; Dua Lipa mbështet Biden: Ai ishte me ne kur Kosova kishte nevojë

Uashington | Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka hezituar asnjëherë që t’i bëjë publike bindjet e saj politike. Kështu, në këtë prag zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo tregon hapurazi se mbështet kandidatin demokrat, Joe Biden dhe jo presidentin aktual Donald Trump.

Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen krah Biden-it, Dua Lipa ka treguar arsyet se përse po e mbështet kandidatin demokrat.

“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Ehe ai edhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, – tha këngëtarja me origjinë nga Kosova përgjatë videos.

Dua Lipa jo pak herë ka treguar hapur qëndrimet e saj politike. Vitin e kaluar, ajo kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Xhonsonin, duke e quajtur një dështim për të gjithë, pasi ai e shkëputi Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu