
Prishtinë | Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) tha se gjatë 24 orëve të fundit, katër persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë, ndërsa janë regjistruar edhe 80 raste të reja me COVID-19.
Shifrat e fundit të të infektuarve vijnë pas testimit të 566 mostrave.
Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 645.
Që prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,130 raste me koronavirus.
Prej tyre, 14,282 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,203.