
Foto ilustruese
Tiranë | Strukturat Doganore, gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit, sekuestruan sot një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara nga një emigrant që po kthehej nga Britania e Madhe.
Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, u kostatua se shtetasi me inicialet Sh.Sh., kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 30.000 paundë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.
Vlerësojmë se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.