
Tiranë | Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar sot sërish pas dekorimeve të presidentit Ilir Meta në Malësi të Madhe, në nderim të të rënëve në Luftën e Koplikut.
Në një postim në “Facebook”, Spiropali shkruan se “Presidenti flet për gjakun e Dëshmorëve të Atdheut dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shkelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale”.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama ironizoi presidentin Ilir Meta se “po dekoron me dekorata mbarë të vdekurit në varr”.
Postimi i Spiropalit në Facebook:
“100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit!
100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t’u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale!
Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit”, – deklaron Spiropali.
“Thirri mendjes o Spiropalist”, Meta i përgjigjet Ramës: Dua më shumë Margaritën se Monikën