
Tiranë | Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dalë sot nga spitali Infektiv, pas shërimi të plotë të saj nga sëmundja e koronavirusit COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook” e cila shkruan: “Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv”.
Postimi i ministres Manastirliu:
Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1.
Të presim me padurim🙏🏼
#FORCA♥️