Ibrahimoviç shërohet nga COVID-19

MILANO– Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Klubi i tij AC Milan njoftoi se sulmuesi ka rezultuar negativ për virusin dhe karantina e tij ka përfunduar.

“AC Milan njofton se Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar negativ në dy teste radhazi. Autoritetet shëndetësore të qytetit të Milanos i kanë dhënë fund karantinës së tij”, tha klubi në një njoftim.

33-vjeçari rezultoi pozitiv për COVID-19 në fund të muajit shtator dhe nga ajo kohë ka qëndruar në izolim./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu