Robin Krasniqi shpallet kampion bote në boks/ Balla: Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit

TIRANË- Boksieri me origjinë shqiptare Robin Krasniqi është kurorëzuar mbrëmë kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij. Ai mposhti me nokaut kundërshtarin e tij, gjermanim Bosel.

Pas fitores së Krasniqit ka reaguar dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke u shprehur se me fitoren e tij, Krasniqi bëri krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

“Bravo kampioni i ri i botës Robin Krasniqi. Na bëre krenarë të gjithë ne shqiptarët anë e mbanë globit. 33-vjeçari Robin Krasniqi arriti të rrëzojë me K.O. në raundin e tretë gjermanin Dominic Boesel në një ndeshje që foli totalisht për të duke u bërë i pari shqiptar kampion bote në boks”,- u shpreh Balla./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu