Cristiano Ronaldo pozitiv me koronavirus

Futbollisti më i famshëm në botë Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga federata portugeze e futbollit, me të cilën Ronaldo gjendet i grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Si pasojë e infektimit Ronaldo do të humbasë ndeshjen e së mërkurës që zhvillohet kundër Suedisë.

Sipas federatës portugeze Ronaldo është asiptomatik, ndërsa për momentin ndodhet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu