Mekanizmi i Referimit në Bashkinë Bulqizë shkëmben përvojat me atë të Bashkisë Dibër

Bulqizë | Më datë 12 Tetor, përfaqësues të “Mekanizmit të Koordinuar të Referimit” të Bashkisë Bulqizë morën pjesë në vizitën studimore në Bashkinë̈ Dibër. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave me “Mekanizmin e Koordinuar të Referimit” në Bashkinë Dibër.

Nënkryetarja e Bashkisë Dibër Znj. Denisa Basha, së bashku më koordinatoren e menaxhimit të rasteve të dhunës në familje dhe anëtarë të “Ekipit Teknik Ndërdisiplinar” analizuan arritjet dhe sfidat e Bashkisë Dibër në ofrimin e shërbimeve sociale për viktimat e dhunës në familje. Nga ana tjetër, znj.Vilma Bardulla, e cila merret me menaxhimin e rasteve të dhunës pranë Bashkisë Dibër, pasqyroi demonstrimin e menaxhimit të një rasti dhune në familje nga anëtarët e “Ekipit Teknik Ndërdisiplinar”.

Klajdjola Hoxha, Koordinatore vendore kundër Dhunës në Familje, Bashkia Bulqizë, ndau me pjesëmarrësit punën e “Mekanizmit të Koordinuar të Referimit” të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Bulqizë për menaxhimin e tyre, rastet e menaxhuara për vitin 2020, rezultatet dhe sfidat në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, aktivitetet e realizuara dhe bashkëpunimin ndër institucional me anëtarët e MKR-së.

Një bashkëbisedim u realizua gjithashtu edhe mbi rolin e organizatave të shoqërisë civile në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Dibër dhe ofrimit të mbështetjes për viktimat e dhunës në familje pranë Qendrës Agritra-Vizion për viktimat e dhunës në familje pranë Bashkisë Bulqizë dhe Bashkisë Dibër.

Ky aktivitet u mbështet nga UNDP Shqipëri, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i Japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, me fonde të Qeverisë Suedeze.

#UNDP
#BashkiaBulqizë

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu