Një viktimë dhe 98 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) tha se gjatë 24 orëve të fundit, një person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, ndërsa janë regjistruar edhe 98 raste të reja.

Shifrat e fundit të të infektuarve vijnë pas testimit të 685 mostrave, ndërkohë janë shëruar edhe 37 pacientë.

Sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 649.

Që prej 13 marsit e deri më sot, në Kosovë janë regjistruar 16.345 raste me koronavirus.

Prej tyre, 14,405 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,231.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu