Bulqizë/ Vijon me ritme të larta puna për rehabilitimin e rrugëve të Njësisë Administrative Gjoricë

BULQIZËNëpërmjet disa pamjeve të ndara mëngjesin e sotëm në rrjetin social “Facebook”, Bashkia Bulqizë ka njoftuar se ndërhyrjet infrastrukturore që po bëhen në rrugët e Njësisë Administrative Gjoricë po vijojnë me ritme të larta, për t’ia lënë vendin njësive të tjera administrative.

Bashkia shkruan se menjëherë pas përfundimit të kësaj ndërhyrjeje, ekipet e punës do të vijojnë me nevojat emergjente në Fushë-Bulqizë.

Në lidhje me këtë, kryetari i Bashkisë, Lefter Alla, ka premtuar se deri në fund të këtij mandati do të ketë rrugë të asfaltuara në çdo njësi administrative. Në postimin e saj, Bashkia shkruan se ai e ka përcaktuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore si një nga prioritetet e punës së tij.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu