Kompania ‘Apple’ prezanton ‘iPhone 12’, do të funksionojë edhe me internet 5G

Përmes një organizimin ceremonial madhështor, kompania amerikane ‘Apple’ ka prezantuar së fundmi celularin e radhës, ‘iPhone 12’.

Pas prezantimit dhe zbulimit së disa karakteristikave, ‘Apple’ ka zbuluar edhe çmimet e versioneve të ndryshme të serisë iPhone 12.

iPhone 12 Pro kushton 999 dollarë (850 euro), ndërsa Pro Max 1099 dollarë (919 euro). iPhone Mini kushton 699 dollarë (595 euro), ndërsa vetë iPhone 12 kushton 799 dollarë (680 euro).

iPhone 12: unofficial but credible rates - World Today News

Kompania Apple ka konfirmuar se telefonat e saj të ri iPhone 12 do të punojnë me rrjetin 5G.

“5G do të sjellë një nivel të ri të performancës për shkarkime dhe ngarkime, transmetim video me cilësi më të lartë, ndërveprim në kohë reale dhe shumë më tepër”, tha shefi ekzekutiv, Tim Cook.

“Sot është fillimi i një epoke të re për iPhone”, shtoi ai.

Apple tha se iPhone 12 ka të njëjtën ekran me madhësi 15.5 cm, si paraardhësi i tij iPhone 11, por vetë pajisja është 11% më e hollë, 16% më e lehtë dhe ka korniza më të vogla.

Kompania gjithashtu ka zgjeruar gamën e ofertës duke përfshirë një model të ri që ka një ekran më të vogël.

Prezantimi i produkteve të reja nga kompania Apple bëhet zakonisht në muajin shtator, por këtë vit u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Porositë paraprake për iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro fillojnë më 16 tetor dhe dalin në shitje më 23 tetor. iPhone Mini do të jetë i disponueshëm për porosi më 6 nëntor dhe në dyqane më 13 nëntor.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu