Një viktimë dhe 80 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar sot një të vdekur dhe 80 raste të reja me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit.

Në një konferencë për mediat nga godina e Qeverisë së Kosovës, Kreu i Institutit, Naser Ramadani, tha se gjatë ditëve të fundit “ka një rritje të lehtë të rasteve pozitive”.

Rastet e fundit u zbuluan nga testimi i 650 personave.

Ramadani po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 16,425, i viktimave në 650 dhe i të shëruarve në 14,460.

Në konferencën për media mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu