Thaçi takon Lajçakun: Koha që BE të hedhë në tryezë mundësinë e njohjes reciproke nga Serbia

Prishtinë | Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë në kuadër të detyrës dhe misionit të tij.

Pas takimit, Thaçi ka kërkuar nga BE që të diskutojë dhe të hedhë në tryezë mundësinë e njohjes reciproke Kosovë-Serbi. Po ashtu ai ka ripërsëritur sërish dhe madje i ka bërë thirrje BE-së që të përparojë sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

“Para pak çastesh përfundova një takim me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçakun. Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë dhe takimi në përgjithësi ishte takim korrekt, konstruktiv në trajtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale që do të nënkuptonte njohjen reciproke. Unë vazhdoj të besoj se e ardhmja e vetme e Kosovës është që ajo ë jetë pjesë e Natos dhe BE dhe në këtë drejtim BE ja duhet të lëvizë me çështjen e vizave sepse është vonuar shumë. Ky është një ndëshkim i padrejtë për qytetarët e vendit. Besoj se ka ardhë momenti që BE-ja të hidhet në tavolinë mundësia e diskutimit për njohje reciproke, pastaj çështjet tjera vijnë më lehtë dhe jo të vazhdohet me çështje teknike që i kemi diskutuar tash e 10 vite. Shoh një koordinim më të mirë edhe të BE-së dhe ky është një mesazh i mirë edhe për ne që të jemi sa më të bashkuar”, – u shpreh presidenti Thaçi.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu