VIDEO/ Gratë e naftëtarëve të Ballshit futen në grevë urie me duartrokitje, dalin burrat

Mallakastër | Pas 18 ditësh rezistencë dhe mosreagim nga ana e instancave shtetërore, naftëtarët e Ballshit kanë lënë sot grevën e urisë, por janë zëvendësuar nga gratë e tyre naftëtare, të cilat janë përcjellë me duartrokitje.

Duke folur për mediat, nga godina ku ato do të zëvendësojnë burrat në grevën e urisë, me zërin e dridhur, shprehen se familjet e tyre janë të rrënuara ekonomikisht dhe ndihen të nëpërkëmbura.

“Jemi të rrënuar ekonomikisht, na kanë shkelur me këmbë. Qeshin njerëzit me ne, tallen”, – thonë ato.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj tregon se presin që kompania private të vijë dhe të rinisë punën përsëri.

Në të kundërt, u shpreh ai, greva do të fillojë pafund.

“Ne kemi firmosur kontratat. Ata derën e kanë të hapur le të vijnë të fillojë puna në rafineri. Kompania u prezantua si serioze. Takimi i djeshëm ishte i dështuar. Kolegët nuk donin të shkonin fare duke ditur se kush ishte në atë takim. Ne kemi kërkuar një garanci nga shteti. greva do të vazhdojë. Do të marrim një vendim tjetër. Në grevën do ta çojmë pafund. Nuk mund të luajmë me fatin e askujt. Nuk mund të tallen pafund me ne”, – shprehet Dautaj.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu