Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në Bulqizë, qytetarët vlerësojnë punën e Bashkisë

BULQIZË – Kohët e fundit, Bashkia Bulqizë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë mirëmbajtjes së ambienteve publike në qytet, duke u kujdesur për riparimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre.

Në hapësirat publike brenda lagjeve të qytetit, ekipet e Bashkisë kanë instaluar stola, si dhe i kanë pastruar ato nga mbeturinat dhe drutë e zjarrit.

Gjithashtu janë shtuar sinjalistikat rrugore dhe janë mbjellë pemë dekorative që i përshtaten klimës së zonës.

Qytetarët e vlerësojnë punën e bërë në mirëmbajtjen e ambienteve publike dhe kërkojnë që ky angazhim të vijojë gjithmonë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu