“Gjoba për maskën duhet të bëhet 200 mijë!” Qytetari: Vendimi i qeverisë është i drejtë (VIDEO)

Korçë | Qytetarët në Korçë janë ndërgjegjësuar masivisht për mbajtjen e maskës në ambientet jashtë shtëpisë pas vendimit të ri të qeverisë.

Ata shprehen se para së gjithash, maska duhet mbajtur për të ruajtur shëndetin dhe jo për t’i shpëtuar gjobës së vendosur nga qeveria.

“Ja ku e kam maskën. Jam i sëmurë dhe nuk e mbaj shumë. I drejtë është rregulli. Duhet të ruhemi me njëri-tjetrin dhe të ruajmë distancën. E dimë gjobën për atë e mbajmë por edhe për shëndetin. Maskat na mbron sidomos ne që jemi me frymëmarrje. Unë jam me dobësi në zemër. Unë nuk kam hallin e  gjobës por dua të mbroj shëndetin tim”, – thotë një qytetar i moshuar.

Ndërkohë një nga qytetarët se gjoba duhet të jetë akoma më shumë se kaq për të bindur ata që shkelin urdhrat duke rrezikuar jetën e tyre të të tjerëve.

“Nuk është e rëndësishme nëse e thotë kryeministri. Maska është e domosdoshme të vihet 1 për 1. Jo me 30 mijë lekë gjobë por me 150 se nuk bëhemi ne. Edhe 200 mijë ta vënë atë. Unë që kur ka filluar pandemia nuk e kam hequr maskën. I kam vënë kapicë atje në shtëpi. Qepe një. Fjongo more vëri. Kjo është për të mirën tonë por ne si popull nuk bëhemi”, – shprehet qytetari.

(Marrë nga ABC News)

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu