Sali Berisha feston sot ditëlindjen; Zbuloni sa vjeç bëhet ish-kryeministri

Tiranë | Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 76-vjetorin e tij të lindjes. Me këtë rast, ai ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ një fotografi me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.

Ish-lideri i demokratëve u shpreh mirënjohje të gjithë atyre që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij 76-vjeçar të jetës.

“Miq, sot 76 vjeç! Mirenjohje te pakufishme Zotit, familjes dhe te gjithe atyre qe me dashurine, miqesine, besimin dhe mbeshtetjen kane qene dhe jane eleksiri i udhetimit tim jashte imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte! sb”, – shkruan Berisha.

Fotografia e Sali Berisha

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu