“Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti”, Stresi urim epik Berishës për ditëlindje

Tiranë | Reperi i famshëm Arkimed Lushaj, i cili njihet ndryshe me emrin artistik si ‘Stresi’, ka uruar sot ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e 76-vjetorit të tij të lindjes.

Megjithatë, ndryshe nga shumë urime të tjera, urimi i Stresit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në ‘Instagram’, ku shkruan se: “Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti … Qofsh i lumtur përgjithmonë. U bëfsh 1000 vjeç. 76 si 46”.

Këtë urim ai e ka shoqëruar me një fotografi, ku shfaqet ish-kryeministri Berisha me bashkëshorten e tij, Lirinë.

Reperi Stresi njihet për militantizmin demokrat dhe konsideratën e tij për Berishën, për arsye edhe se i ati i tij, Sali Lushaj, ka qenë një ndër truprojet më besnike të ish-kryeministrit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu