104 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, vdesin dy pacientë

Prishtinë | Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar sot dy viktima dhe 104 raste të reja me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e fundit u zbuluan nga testimi i 889 personave, ndërkohë edhe 42 të infektuar të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 16,606, i viktimave në 652 dhe i të shëruarve në 14,502.

Në konferencën për media mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se ka “rrezik real” që institucionet të detyrohen të marrin “masa më ekstreme” kufizuese, nëse numri i rasteve pozitive me koronavirus vazhdon të rritet.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu