Bulqizë/ 53-vjeçari tentoi të përdhunonte të miturën, gjyshja: Do e vras me dorën time po e liruan nga burgu

Bulqizë | Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoricë, teksa 14-vjeçarja po kthehej në shtëpinë e gjyshërve të saj, ku edhe jetonte që prej moshës 2 vjeç, pasi prindërit ishin divorcuar.

Gjyshja e vajzës shprehet e tejet e revoltuar me ngjarjen e rëndë që i ndodhi mbesës së saj të mitur dhe pohon se “nëse shteti do ta lirojë nga burgu (autorin), unë do ta vras vetë me dorën time”.

Gjyshja e vajzës ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar mbesa e saj e mitur teksa 53-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ajo thotë se ai “e ka kapur për krahu gocën, ka qenë i dehur. E ka ndjekur që nga shkolla. I dilte gocës herë para e herë mbrapa, e ka kapur për krahu, e ka tërhequr dhe vajza është rrëzuar”.

Më tej, gjyshja tregon se nëna e së miturës ishte divorcuar me bashkëshortin dhe e kishte lënë vajzën në fshat, tek ajo, ndërsa vetë ishte martuar në Maqedoninë e Veriut me një burrë tjetër me fëmijë.

“E ëma e saj është martuar në Maqedoni prej dy vitesh. E kam rritur unë vajzën, e ka lënë e ëma që dy vjeç”, – thotë ajo.

E moshuara thekson se denoncimin në polici e ka bërë vetë ajo, pasi vajza kishte ardhur duke qarë në shtëpi dhe i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur.

“E kam bërë unë. Ka ardhur vajza në shtëpi duke qarë, ishte bërë krejt baltë dhe me ferra, teksa ka tentuar të ikë. Vajza nuk është mirë, nuk ka shkuar as në shkollë”, – ka treguar ajo.

/Bulqiza.info/

E rëndë në Bulqizë/ 53-vjeçari tenton të përdhunojë një vajzë të mitur në rrugë

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur makina me shpejtësi marramendëse merr përpara të renë në Elbasan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu