E rëndë në Bulqizë/ 53-vjeçari tenton të përdhunojë një vajzë të mitur në rrugë

Bulqizë | Policia e Bulqizës njofton sot se ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.

Mësohet se burri, duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, e ka ndjekur vajzën 14-vjeçare teksa ajo po shkonte tek shtëpia e gjyshes në fshatin Gjoricë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Lexoni artikullin tjetër: Detaje të reja nga tentativa për përdhunim në Bulqizë, gjyshja e së miturës rrëfen ngjarjen: Do e vras me dorën time po e liruan nga burgu

Fatmirësisht në afërsi të vendit të ngjarjes ndodheshin një fadromist dhe një banor i zonës, të cilët po merreshin me rregullimin e rrugës dhe pasi ata kanë dëgjuar britmat e së miturës, kanë vrapuar dhe e kanë rrahur agresorin, duke shpëtuar 14-vjeoaren nga abuzimi.

53-vjeçari ishte banor i zonës në fshatin Gjoricë, të cilit muaj më parë i kishte vdekur bashkëshortja.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”.

/Bulqiza.info/

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur makina me shpejtësi marramendëse merr përpara të renë në Elbasan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu