Kushi pret në një takim Ndihmës Sekretaren Marie Royce dhe ambasadoren Kim

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mikpritur pranë ambienteve të MASR, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës të SHBA Marie Royce dhe Ambasadoren Yuri Kim.

“U nënvizua rëndësia e veçantë që mishëron partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, si dhe është vlerësuar bashkëpunimi shumë i mirë mes dy vendeve tona në fushën e arsimit”, u shpreh Kushi për takimin e zhvilluar sot me Marie Royce dhe ambasadoren Kim.

“Njëkohësisht, shpreha gjithë gatishmërinë time për të vazhduar dhe zhvilluar më tej punët e mira nëpërmjet programeve e projekteve të ndryshme në arsim”, theksoi Kushi.

Ndër të tjera, ministrja ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të SHBA me programet e studimit për studentët dhe ekspertët shqiptarë.

“Prej vitesh të tëra tashmë, SHBA kontribuojnë me programe studimi për studentë dhe ekspertë shqiptarë, të cilët pas përvojës së jashtëzakonshme profesionale që marrin në SHBA, sjellin gjithmonë frymë të re dhe vlerë të shtuar në çdo institucion publik apo privat ku angazhohen. Mirënjohje”, tha Kushi./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu