Shkelën aktin normativ dhe dolën pa maska, policia ndëshkon me gjoba 171 qytetarë

Tiranë | Policia e Shtetit njofton se gjatë ditës së djeshme, në të gjithë vendin janë vendosur 171 gjoba me vlerë 3,000 lekë secila, për personat që kanë shkelur aktin normativ të qeverisë dhe kanë dalë pa maska nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve, policia thotë se është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre.

Policia bën të ditur se efektivët do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, angazhim maksimal për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve është konstatuar që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre.

Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete.

Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të mos tregohen neglizhentë duke i mbajtur maskat në duar dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu