U kap nga policia me doza kokaine me vete, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Foto ilustruese

Durrës | Një 37-vjeçar në Durrës ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në doza të vogla.

Gjatë kontrollit fizik nga Policia e Durrësit atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Vihet në pranga 37-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen 9 doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, ka organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Z., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 6, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Fotografia e Policia e Shtetit

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu